Një tragjedi e papritur
OUENI, një fëmijë dy vjeç e gjysmë, po luante në banjën e shtëpisë. Arriti të ngjitej deri te rafti i ilaçeve ku prindërit mendonin se nuk mund të arrinte. Ndër ilaçet që ishin në raft, kapi një shishe që i tërhoqi vëmendjen. E hapi dhe e piu të gjithë shishen. Tragjedia ndodhi.
Shishja kishte acid gërryes, dhe mjerisht, Oueni i vogël vdiq. Prindërve iu copëtua zemra. I ati, Persi, mendoi të gjente ngushëllim në kishën e tij. Pyeti një klerik të kishës: «Pse na ndodhi kjo?» Ky iu përgjigj: «Perëndia donte edhe një engjëll tjetër atje lart.» Si prind i pikëlluar, Persi mendoi se kjo nuk ishte aspak e drejtë. A ishte vërtet vullneti i Perëndisë që të ndodhte kjo tragjedi? I zhgënjyer, ai vendosi t’i shkëpuste fare lidhjet me kishën e tij.
Duke menduar për atë që kishte ndodhur, Persi pyeste veten: ‘A vuan akoma im bir? A do ta shoh përsëri?’
Edhe ti mund të kesh pyetur veten se çfarë ndodh me dikë kur vdes, dhe nëse do të mund t’i takojmë përsëri në të ardhmen njerëzit tanë të dashur që kanë vdekur. Fjala e Perëndisë, Bibla, hedh dritë mbi këto pyetje. Në faqet e saj gjenden përgjigje të qarta dhe ngushëlluese për të gjithë ata që u ka ndodhur një tragjedi e ngjashme. Ç’është më e rëndësishme, ajo zbulon edhe shpresën e mrekullueshme që Perëndia ka premtuar—ringjalljen.
Ju lutemi, lexoni artikullin vijues për të mësuar më tepër për këtë shpresë të mrekullueshme.