Dobitë e territorit personal
1. Çfarë është territori personal?
1 Çfarë është territori personal? Është territori që merr ti për ta punuar, ndoshta pranë vendit ku banon. Ky rregullim është i mundur në kongregacionet që kanë territor të madh. Libri Të organizuar në faqen 103 shpjegon: «Një territor i tillë në një vend të volitshëm do të të japë mundësi që ta përdorësh sa më mirë kohën në shërbim. Gjithashtu, mund të ftosh edhe ndonjë lajmëtar tjetër për të punuar me ty në territorin tënd.»
2. Si duhet përdorur territori personal për të plotësuar dëshminë në grup?
2 Plotëson dëshminë në grup: Nëse merr një territor afër vendit të punës, mund të dalësh në shërbim gjatë pushimit të drekës ose para se të kthehesh në shtëpi, ndoshta me një lajmëtar që ka punën afër teje. Kur territori është afër shtëpisë, mund të predikosh bashkë me familjen në mbrëmje. Sigurisht, nëse nuk shkon në mbledhjen për shërbim, është e përshtatshme t’i lutesh Jehovait për drejtim para se të fillosh predikimin. (Filip. 4:6) Gjithashtu, duhet të ekuilibrosh kohën që kalon në territorin tënd me kohën që kalon për të mbështetur rregullimet e kongregacionit për të predikuar në grup. Sidomos në fundjavë, kur shumë planifikojnë të dalin në shërbim, zakonisht është më mirë të mbështetësh grupin e shërbimit.
3. Cilat janë dobitë kur ke një territor tëndin?
3 Dobitë: Nëse ke territor, ke ku të predikosh sa herë të lejon programi. Mund t’i kushtosh më tepër kohë predikimit dhe nuk harxhon kohë duke u vërtitur andej-këtej. Elasticiteti që kanë fituar i ndihmon disa të shërbejnë si pionierë ndihmës ose të rregullt. Ngaqë të interesuarit janë në të njëjtën lagje, do ta kesh më të lehtë të ndjekësh interesin dhe të drejtosh studime biblike. Shumë kanë parë se predikimi në një territor të tillë i ndihmon të njihen më mirë me të zotët e shtëpisë dhe të fitojnë besimin e tyre, sidomos nëse predikojnë në atë territor më tepër se një herë para se ta dorëzojnë që ta marrin të tjerët. A do të të ndihmonte ty dhe familjen tënde territori personal që ta kryeni më plotësisht shërbimin?—2 Tim. 4:5.