TË JETOJMË SI TË KRISHTERË
Mikpritini me ngrohtësi
Kë të mikpresim me ngrohtësi? Këdo që vjen në mbledhjet tona të krishtere—nga ata që vijnë për herë të parë deri tek ata që i njohim prej kohësh. (Ro 15:7; He 13:2) Mund të jetë një bashkëbesimtar nga një vend tjetër ose një i krishterë joaktiv që merr pjesë për herë të parë pas shumë vjetësh. Imagjino si do të ndiheshe ti në rrethana të tilla. A nuk do ta vlerësoje një përshëndetje të ngrohtë? (Mt 7:12) Prandaj, pse të mos përpiqesh edhe më shumë që të shkosh të takosh të tjerët në Sallën e Mbretërisë para dhe pas mbledhjes? Kjo sjell një atmosferë të ngrohtë e të dashur dhe e nderon Jehovain. (Mt 5:16) Kuptohet, ndoshta nuk është e mundur të flasësh me çdo të pranishëm. Megjithatë, të gjithë do të ndihen të mikpritur nëse secili bën pjesën e vet.a
Mikpritja e vërtetë nuk tregohet vetëm në raste të veçanta, si Përkujtimi, por gjithmonë. Kur ata që vijnë herët e para shohin dhe përjetojnë dashurinë e krishterë që tregojmë, mund të nxiten të lëvdojnë Perëndinë dhe të bashkohen me ne në adhurimin e pastër.—Gjo 13:35.