A e dini?
(Përgjigjet e këtij pyetësori mund të gjenden në citimet e dhëna biblike dhe lista e plotë e përgjigjeve është shtypur në faqen 14. Për informacion të mëtejshëm, konsultoni botimin «Mendjehollësi mbi Shkrimet», botuar në anglisht nga Watchtower Bible and Tract Society of New York, Inc.)
1. Cili fis i Izraelit kishte pësuar rënien më të madhe në numrin e atyre që ishin të përshtatshëm për shërbim ushtarak—mbi 60 për qind—kur u bë një regjistrim i dytë i popullsisë në shkretëtirë? (Numrat 1:23; 26:14)
2. Çfarë tha Jezui që nuk do të bëjnë të ringjallurit? (Luka 20:35)
3. Kujt ia tha Aguri fjalët që gjenden në Proverbat, kapitulli 30? (Proverbat [Fjalët e urta] 30:1, BR)
4. Çfarë tha Pavli se duhet ripërtërirë, me qëllim që të bëhet vullneti i Perëndisë? (Romakëve 12:2)
5. Cilët përdori Gamalieli si shembuj për ta bindur Sinedrin që të mos i trazonte të krishterët? (Veprat 5:34-40)
6. Ç’kishte ndër mend të bënte Jozefi, me qëllim që të mos e bënte Marinë «një spektakël për publikun»? (Mateu 1:19, BR)
7. Përse ndodhi që «banorët e Lidës dhe të Saronit. . . u kthyen te Zoti»? (Veprat 9:35)
8. Në ç’mënyrë u përpoqën ta tundonin Jezuin farisenjtë dhe saducenjtë? (Mateu 16:1)
9. Çfarë u bëri Jehovai engjëjve të ligj, të cilët e braktisën vendin e tyre të duhur të banimit? (Judës 6)
10. Ç’kuptim kishte fakti që njeriu u krijua sipas shëmbëlltyrës së Perëndisë? (Zanafilla 1:27)
11. Çfarë donte të thoshte Perëndia, kur u shpreh se toka është stoli i këmbëve të tij? (Isaia 66:1)
12. Për ku ishin nisur Kleopa dhe një dishepull tjetër, kur Jezui u materializua dhe i shoqëroi? (Luka 24:13)
13. Nëse ecim «në mënyrë të paqortueshme», për çfarë jemi siguruar? (Psalmi 84:11, BR)
14. Pavli dhe Akuila kishin të përbashkët çfarë? (Veprat 18:3)
15. Sa bij paratha Perëndia se do të kishte djali i Abrahamit, Ismaeli? (Zanafilla 17:20; 25:16)
16. Sa ‘persona të familjes së Jakobit’ hynë në Egjipt me urdhrin e Faraonit? (Zanafilla 46:27)
17. Me çfarë i krahasoi Jezui ata që u bëjnë mirë vëllezërve të tij më të vegjël? (Mateu 25:31-45)
18. Çfarë titulli, i marrë nga germa e parë dhe ajo e fundit e alfabetit grek, i është dhënë Perëndisë? (Zbulesa 1:8)
Përgjigjet e pyetësorit
1. Fisi i Simeonit
2. Të martohen
3. Ithielit dhe Ukalit
4. Mendja
5. Teudën dhe Juda Galileasin
6. Të divorcohej prej saj
7. Ata panë se Enea ishte shëruar nga Pjetri në emër të Jezuit
8. Ata ‘i kërkuan që t’u tregonte një shenjë nga qielli’
9. Ata janë kufizuar ‘me pranga të përjetshme në errësirë për gjyqin e ditës së madhe’
10. Ai kishte cilësi që pasqyronin ato të Krijuesit të tij dhe që e dallonin nga kafshët
11. Duke folur në mënyrë figurative, që froni i tij në qiej është shumë më i lartë sesa toka
12. Për në Emaus
13. Që Jehovai ‘nuk do të na mbajë asgjë të mirë’
14. Kishin që të dy ‘mjeshtërinë të bënin çadra’
15. Dymbëdhjetë
16. Shtatëdhjetë
17. Me delet
18. «Alfa dhe Omega»