Kënga 51
Të gëzojmë zemrën e Jehovait
1. O Jah, vullnetin tënd plot’sojm’,
me mençuri për ty punojm’.
E dim’, në zemër ndien gëzim
kur bëjm’ një jet’ me përkushtim.
2. Me ty Jah qofshim të pandar’;
k’shtu Djallin nxjerrim gënjeshtar’.
Parimet, ligjet siguron,
çdo dit’ jan’ kënaq’sia jon’.
3. Nga klas’ e skllavit ne kuptojm’
se si me mençuri t’jetojm’.
Ushqimin jep tamam në koh’,
forc’ marrim dhe bëjm’ çfar’ Ti do.
4. Me frym’ Jah mbushna vazhdimisht
që të vazhdojm’ besnikërisht!
Shum’ fryte k’shtu do të prodhojm’
dhe zemrën tënde do gëzojm’.