Kënga 104
Një këngë Më të Lartit
1. Jah këng’ t’i këndojm’ pa pushim,
i denj’ ësht’ për çdo lavdërim.
Zërin ngrem’ për Më të Lartin,
se ç’fuqi ka tregojm’ me gëzim.
2. Një tingull, ja, briri lëshon,
që lindi Mbret’ria njofton.
Shpëtimtarin ta dëgjojmë,
ta tregojm’ k’të me vet’ sjelljen ton’.
3. Në ditët e fundit jetojm’,
t’vërtetën duhet që ta mbrojm’.
I lavdishëm ësht’ Per’ndia,
ndaj pareshtur të gjith’ e lëvdojm’.
(KORI)
Sundon sot Jah Per’ndia,
fitorja ësht’ e tija.
Në fron em’ron Jezuin Mbret,
ç’bekim kjo tok’ do t’ket’.