Sulmet perandorake në Tokën e Premtuar
SAMARIA, kryeqyteti i mbretërisë veriore të Izraelit, ishte pushtuar nga asirianët në vitin 740 p.e.s. Kështu, izraelitët kishin rënë në duart e një perandorie mizore. Asiria gjendej në skajin verior të rrafshinave të Mesopotamisë, afër lumit Tigër, që është një nga lumenjtë më të mëdhenj të Gjysmëhënës Pjellore. Ninevinë dhe Kalahun, që ishin qytete kryesore të Asirisë, i kishte themeluar Nimrodi. (Zn 10:8-12) Në ditët e Shalmaneserit III, Asiria u shtri më në perëndim drejt viseve pjellore e të ujitura mirë të Sirisë dhe drejt veriut të Izraelit.
Gjatë mbretërimit të mbretit Tiglath-Pileser III, (Pul), i cili përmendet me emër në Bibël, Asiria nisi të shtypte Izraelin. Fushata e tij ushtarake solli pasoja edhe në Judë, në jug. (2Mb 15:19; 16:5-18) Me kalimin e kohës «ujërat» përmbytëse të Asirisë vërshuan deri në Judë, duke arritur madje edhe në kryeqytetin e saj, Jerusalemin.—Is 8:5-8.
Në vitin 732 p.e.s. mbreti asirian, Senakeribi, nisi pushtimin e Judës. (2Mb 18:13, 14) Ai plaçkiti 46 qytete të Judës, përfshirë edhe Lakishin, një vend strategjik që ndodhej në Shefelah. Siç tregon edhe harta, ushtritë e tij kishin marshuar përreth Jerusalemit dhe në jugperëndim të tij, duke rrethuar në këtë mënyrë kryeqytetin e Judës. Në kronikat e regjistruara prej tij, Senakeribi u mburr se e kishte mbajtur të rrethuar Hezekinë «si zogun në kafaz». Megjithatë, regjistrimet asiriane nuk e përmendin vrasjen e ushtarëve të Senakeribit nga engjëlli i Perëndisë.—2Mb 18:17-36; 19:35-37.
Perandoria Asiriane i kishte ditët të numëruara. Medët, që ishin përqendruar kryesisht në rrafshnaltën malore, ku sot gjendet Irani, nisën të sulmonin atë që kishte mbetur nga ushtria asiriane. Kjo gjë ia largoi vëmendjen Asirisë nga provincat e saj në perëndim, të cilat nisën edhe ato të ngrinin krye. Ndërkaq babilonasit po forcoheshin gjithmonë e më shumë, dhe madje morën qytetin e Asurit. Në vitin 632 p.e.s., Ninevia që ishte një «qytet gjakderdhjeje» u mor dhe u shkatërrua nga një aleancë e babilonasve, e medëve dhe e skithasve, që ishin një popull luftëdashës nga veriu i Detit të Zi. Kështu u përmbushën profecitë e Naumit dhe të Sofonisë.—Na 3:1; So 2:13.
Asiria e lëshoi gulçimën e saj të fundit në Haran. Të sulmuar nga një forcë këmbëngulëse babilonase, asirianët u munduan të rezistonin derisa të vinte ndihmë nga Egjipti. Por rrugës për në veri, faraoni Neko u pengua në Megido nga rezistenca që i bëri mbreti i Judës, Josia. (2Kr 35:20) Kur Neko arriti më në fund në Haran, ishte tepër vonë. Perandoria Asiriane kishte rënë.
Perandoria Babilonase
Cilin qytet na sjellin ndër mend fjalët «kopshtet e varura»? Babiloninë, kryeqytetin e fuqisë botërore të njohur me këtë emër e të përshkruar në mënyrë profetike si luan me krahë. (Dn 7:4) Qyteti ishte i mirënjohur për pasurinë e tij, për tregtinë, për zhvillimin e feve dhe për astrologjinë. Perandoria shtrihej kryesisht në fushat moçalore të Mesopotamisë Jugore, mes lumenjve Tigër dhe Eufrat. Qyteti shtrihej në të dy anët e Eufratit, me mure që dukeshin të pathyeshme.
Babilonasit hapën rrugë tregtare përmes shkretëtirës shkëmbore të Arabisë Veriore. Ishte një periudhë kur mbreti Nabonid banonte në Tema dhe kishte lënë Belshazarin të sundonte në Babiloni.
Babilonia hyri për të pushtuar Kanaanin tri herë. Pasi Nabukodonosori shpartalloi egjiptianët në Karkemish në vitin 625 p.e.s., babilonasit vazhduan më në jug deri në Hamath, ku i mundën përsëri egjiptianët që po tërhiqeshin. Pastaj babilonasit zbritën pranë bregdetit drejt luginës së përroit të Egjiptit, duke shkatërruar rrugës edhe Ashkelonin. (2Mb 24:7; Jr 47:5-7) Gjatë kësaj fushate, Juda u bë vasale e Babilonisë.—2Mb 24:1.
Në vitin 618 p.e.s., mbreti Jehojakim i Judës ngriti krye. Babilonia dërgoi kundër Judës trupa ushtarake nga kombet fqinje, kurse vetë trupat babilonase rrethuan dhe nënshtruan Jerusalemin. S’kaloi shumë kohë dhe mbreti Zedekia zgjoi te babilonasit një zemërim të tërbuar kundër Judës, pasi lidhi aleancë me Egjiptin. Babilonasit i pushtuan sërish dhe nisën shkatërrimin e qyteteve të Judës. (Jr 34:7) Së fundi, Nabukodonosori e drejtoi vëmendjen e ushtrisë së tij nga Jerusalemi, të cilin e pushtoi në vitin 607 p.e.s.—2Kr 36:17-21; Jr 39:10.
[Kutia në faqen 23]
LIBRA TË BIBLËS TË ASAJ PERIUDHE
Hozea
Isaia
Mikea
Proverbat (pjesërisht)
Sofonia
Naumi
Habakuku
Vajtimet
Abdia
Ezekieli
1 dhe 2 i Mbretërve
Jeremia
[Harta në faqen 23]
Perandoria Babilonase/Perandoria Asiriane
Perandoria Asiriane
B4 Memfis (Nof)
B4 Zoan
B5 EGJIPT
C2 QIPRO (KITIM)
C3 Sidon
C3 Tir
C3 Megido
C3 Samari
C4 Jerusalem
C4 Ashkelon
C4 Lakish
Ç2 Haran
Ç2 Karkemish
Ç2 Arpad
Ç2 Hamath
Ç3 Riblah
Ç3 SIRI
Ç3 Damask
D2 Gozan
D2 MESOPOTAMI
DH2 MINI
DH2 ASIRI
DH2 Khorsabad
DH2 Ninevi
DH2 Kalah
DH2 Ashur
DH3 BABILONI
DH3 Babiloni
DH4 KALDE
DH4 Erek
DH4 Ur
E3 Shushan
E4 ELAM
Perandoria Babilonase
C3 Sidon
C3 Tir
C3 Megido
C3 Samari
C4 Jerusalem
C4 Ashkelon
C4 Lakish
Ç2 Haran
Ç2 Karkemish
Ç2 Arpad
Ç2 Hamath
Ç3 Riblah
Ç3 SIRI
Ç3 Damask
Ç3 Tema
D2 Gozan
D2 MESOPOTAMI
D4 ARABI
DH2 MINI
DH2 ASIRI
DH2 Khorsabad
DH2 Ninevi
DH2 Kalah
DH2 Ashur
DH3 BABILONI
DH3 Babiloni
DH4 KALDE
DH4 Erek
DH4 Ur
E3 Shushan
E4 ELAM
[Vende të tjera]
E2 MEDI
Rrugët kryesore (Shiko botimin)
[Masa ujore]
B3 Deti Mesdhe (Deti i Madh)
C5 Deti i Kuq
Ë1 Deti Kaspik
Ë5 Gjiri Persik
[Lumenjtë]
B5 Nili
D2 Eufrati
DH3 Tigri
[Figura në faqen 22]
Kodrina e Lakishit
[Figura në faqen 22]
Modeli i Megidos së lashtë
[Figura në faqen 23]
Si mendohet të kenë qenë kopshtet e varura të Babilonisë