‘Kur Jehovai u jepte gjykatës’
NË HARTË mund të gjendet shumë lehtë Mali Tabor (F4). Ai ndodhet në jugperëndim të detit të Galilesë, në luginën e Jezreelit. Mundohuni të përfytyroni në majë të atij mali një ushtri prej 10.000 vetash. Jehovai përdori gjykatësin Barak dhe profeteshën Debora për të mbledhur trupat izraelite kundër Jabinit, një mbreti kananit, që e kishte shtypur popullin për 20 vjet rresht. 900 karrocat e Jabinit, të pajisura me kosa të hekurta mjaft të rrezikshme, erdhën nën drejtimin e komandantit ushtarak Sisera nga Harosheti deri në shtratin e tharë të Kishonit, mes Megidos dhe malit Tabor.
Gjykatësi Barak i zbriti burrat e Izraelit në luginë për t’u përleshur me trupat e Siserës. Jehovai e bëri të sigurt fitoren, duke bërë që Kishoni të vërshonte. Kjo bëri që karrocat e Siserës të ngecnin në llucë, gjë që përhapi panik ndër kananitët. (Gjy 4:1–5:31) Kjo ishte vetëm njëra nga fitoret e shumta që i dha Perëndia Izraelit gjatë periudhës së gjykatësve.
Pas marrjes së Kanaanit, vendi u nda mes fiseve të Izraelit. Shiko se ku u vendosën fiset e ndryshme jolevite. Fisi i vogël i Simeonit mori disa qytete në territorin e Judës. Pas vdekjes së Josiut, kombi shkau në degjenerim moral dhe frymor. Nën shtypjen e armiqve, Izraeli ‘e pati punën pisk’. Nga dhembshuria, ‘Jehovai u dha gjykatës’, gjithsej 12 burra me besim e guxim, që e shpëtuan Izraelin gjatë një periudhe trishekullore.—Gjy 2:15, 16, 19.
Gjykatësi Gideon përdori vetëm 300 burra të armatosur lehtë, por të shkathët si ushtarë, për të shpartalluar 135.000 luftëtarë midianitë. Fusha e betejës ishte mes malit të Gilboas dhe atij të Morehut. Pas fitores së fillimit, Gideoni i ndoqi armiqtë deri në shkretëtirën që shtrihej në lindje.—Gjy 6:1–8:32.
Jefteu, një galadit i fisit të Manaseut, çliroi qytetet izraelite në lindje të Jordanit nga zgjedha amonite. Për t’u kurorëzuar me fitore, ka të ngjarë që Jefteu të ketë marrë Rrugën e mbretit që lidhte Ramot-Galaadin me zonën e Aroerit.—Gjy 11:1–12:7.
Bëmat e Samsonit kundër filistinëve u bënë kryesisht në zonën bregdetare përreth Gazës dhe Ashkelonit. Gaza shtrihet në një zonë të vaditur mirë, që është e famshme për agrikulturë. Samsoni përdori 300 dhelpra për t’u vënë zjarrin arave, vreshtave dhe ullishteve të filistinëve.—Gjy 15:4, 5.
Siç kuptohet edhe nga tregimet biblike ose siç vërehet edhe nga fiset e tyre, gjykatësit vepronin nëpër të gjithë Tokën e Premtuar. Kudo që ndodhte ndonjë gjë, në periudha krizash Jehovai kujdesej për popullin e tij të penduar.
[Harta në faqen 15]
(Për tekstin e kompozuar, shiko botimin)
Fiset e Izraelit dhe gjykatësit
Gjykatësit
1. Otnieli (Fisi i Manaseut)
2. Ehudi (Fisi i Judës)
3. Shamgari (Fisi i Judës)
4. Baraku (Fisi i Neftalit)
5. Gideoni (Fisi i Isakarit)
6. Tola (Fisi i Manaseut)
7. Jairi (Fisi i Manaseut)
8. Jefteu (Fisi i Gadit)
9. Ibzani (Fisi i Zabulonit)
10. Eloni (Fisi i Zabulonit)
11. Abdoni (Fisi i Efraimit)
12. Samsoni (Fisi i Judës)
Pjesët sipas fiseve (Shiko botimin)
Qytetet e veçuara të Manaseut
D4 Dor
D5 Megido
D5 Tanak
DH4 En-Dor
DH5 Beth-Shean (Beth-Shan)
DH5 Ibleam (Gath-Rimon)
Qytetet e veçuara të Simeonit
C9 Sharuhen (Sharaim) (Shilhim)
C10 Beth-Lebaot (Beth-Biri)
Ç8 Eter (Token)
Ç9 Ziklag
Ç9 Ain
Ç9 Hazar-Susah?
Ç9 Ashan
Ç9 Beer-Shebë
Ç10 Hazar-Shual
D9 Etam
D9 Beth-Markabot
D9 Betuel? (Kesil?)
D9 Shebë? (Jeshua)
D10 Baalath-Beer (Baal)
D10 Ezem
Qytetet levite të strehimit
D8 Hebron
DH3 Kadesh
DH6 Sikem
Ë4 Golan
Ë5 Ramot-Galaad
Ë8 Bezer
Rrugët kryesore
E10 Via Maris
B10 Rruga e mbretit
Fiset e Izraelit
DAN (Ç7)
Ç7 Jopë
D8 Zorah
JUDË (Ç9)
C8 Ashkelon
C9 Gazë
C9 Sharuhen (Sharaim) (Shilhim)
C10 Beth-Lebaot (Beth-Biri)
C12 Azmon
C12 Kadesh
Ç7 Jabnel
Ç8 Eter (Token)
Ç9 Ziklag
Ç9 Ain
Ç9 Hazar-Susah?
Ç9 Ashan
Ç9 Beer-Shebë
Ç10 Hazar-Shual
D8 Lehi
D8 Betlehem
D8 Hebron
D9 Etam
D9 Beth-Markabot
D9 Betuel? (Kesil?)
D9 Shebë? (Jeshua)
D10 Baalath-Beer (Baal)
D10 Ezem
ASHER (D3)
D2 Tir
D4 Haroshet
D4 Dor
DH1 Sidon
MANASE (D5)
D6 Shamir (Samari)
D6 Piraton
DH6 Sikem
E5 Abel-Meholah
EFRAIM (D7)
D7 Timnat-Serah
DH6 Tapuah
DH6 Shiloh
DH7 Bethel (Luz)
NEFTAL (DH3)
DH2 Beth-Anat
DH3 Kedesh
E3 Hazor
ZABULON (DH4)
D4 Betlehem
ISAKAR (DH5)
D5 Megido
D5 Kedesh (Kishion)
D5 Tanak
DH4 En-Dor
DH5 Beth-Shitah
DH5 Beth-Shean (Beth-Shan)
DH5 Ibleam (Gath-Rimon)
BENIAMIN (DH7)
DH7 Gilgal
DH8 Jerusalem
DAN (E2)
E2 Dan (Laish)
MANASE (Ë3)
Ë4 Golan
GAD (F6)
E6 Sukot
E6 Penuel
E6 Mizpah (Mizpeh)
E7 Jogbeah
Ë5 Ramot-Galaad
Ë7 Rabah
Ë7 Abel-Keramim
RUBEN (Ë8)
E7 Heshbon
E9 Aroer
Ë7 Minit
Ë8 Bezer
[Vende të tjera]
F1 Damask
[Malet]
DH4 M. Tabor
DH4 Moreh
DH5 M. Gilboa
DH6 M. Ebal
DH6 M. Gerizim
[Masa ujore]
C5 Deti Mesdhe (Deti i Madh)
DH9 Deti i Kripur
E4 Deti i Galilesë
[Lumenj dhe përrenj]
B11 L.p. të Egjiptit
DH6 Lumi Jordan
E6 L.p. të Jabokut
E9 L.p. të Arnonit
E11 L.p. të Zeredit
[Figura në faqen 14]
Mali Tabor në territorin e Isakarit ngrihet sipër luginës së Jezreelit
[Figura në faqen 14]
Vërshimi i Kishonit bëri që karrocat e Siserës të ngecnin në llucë