Kënga 42
«Ndihmoni të dobëtit»
Versioni i shtypur
1. Sa të dobët ndihemi,
ësht’ e brisht’ kjo jet’!
Gjithsesi kujdesesh, Jah,
se na do vërtet.
Oh sa mëshir’ që ke,
ti «dashuria» je!
Qofshim pasqyrimi yt,
siç veprove vet’!
2. ‘Un’ si ti i dobët jam’,
kështu Pavli tha.
Jezu Krishti u bë fli,
kjo mas’ jet’ na dha.
Kë vuan Jah shikon,
dhe sa shum’ e forcon.
Kur e shfaqim empatin’,
asnjë lot më s’ka.
3. Ata që të dobët jan’,
të mos i gjykojm’.
Ndihm’ të madhe japim
kur mirësi tregojm’.
Zell të ushqejm’ gjithmon’,
për të dhën’ ndihmën ton’.
T’i mbështetim në çdo rast,
që t’i ngushëllojm’.
(Shih edhe 2 Kor. 11:29; Isa. 35:3, 4; Gal. 6:2.)