Kënga 12
Premtohet jeta e përhershme
Versioni i shtypur
1. Jeta pa fund ësht’ premtuar.
Toka mbarim s’do të ket’.
E trashëgojn’ veç të butët.
Ësht’ e sigurt kjo jet’!
(REFRENI)
Aty dua të jem!
Një jet’ pa fund të kem!
Ia vlen çdo përpjekje,
se Jah e premton.
2. Ësht’ e përsosur parajsa.
Ja, bijt’ e Jah të lir’ jan’!
Paqja në tok’ po përhapet,
se drejtim nga Jah kan’.
(REFRENI)
Aty dua të jem!
Një jet’ pa fund të kem!
Ia vlen çdo përpjekje,
se Jah e premton.
3. Shpejt në ringjalljen e madhe,
çdo dhembje do të kaloj’.
Përzemërsi nga Jah derdhet.
Askush s’do të lotoj’!
(REFRENI)
Aty dua të jem!
Një jet’ pa fund të kem!
Ia vlen çdo përpjekje,
se Jah e premton.
(Shih edhe Isa. 25:8; Luka 23:43; Gjoni 11:25; Zbul. 21:4.)