Kënga 78
Shpirtgjerësia
1. Sovrani Jehova ka
për emrin e tij kaq shum’zell!
Dëshir’ ka ta pastroj’ mir’
nga sharjet që mbi të kan’ sjell’.
Mjaft breza kan’ kaluar,
por durim ai tregon.
Shpirtgjer’ ësht’, i duruar,
dhe lodhjen s’e provon.
Vullneti që ka Ati,
ësht’ që çdokush mund të shpëtoj’.
Tër’ kjo shpirtgjerësi, jo,
aspak më kot nuk do të shkoj’.
2. Shpirtgjerësia duhet,
që udhën e Jah të vazhdojm’.
Të qet’ na e mban zemrën,
mëris’ së lig’ larg i qëndrojm’.
Të mirën e shikon te
çdo njeri dhe e shpreson.
Të ruajm’ drejtpeshimin
kur stresi na shtrëngon.
Së bashku me virtytet
që fryma mund të na mësoj’,
shpirtgjerësia jep ndihm’,
secili Jah të imitoj’.
(Shih edhe Dal. 34:14; Isa. 40:28; 1 Kor. 13:4, 7; 1 Tim. 2:4.)