KËNGA 117
Të imitojmë mirësinë e Jehovait
Versioni i shtypur
1. Jehova, At’ i shkëlqyer,
më të mir’ se ti nuk ka!
Më i shenjti, më besniku,
më i buti në gjithçka.
Ësht’ e madhe zemra jote,
ti na fal me mirësi,
ndaj gjith’ jetën ta kushtojm’ ty,
të shërbejm’ me dashuri.
2. Rrezatojm’ sot ne si popull
mirësin’ që zbret nga ti,
përmes lajmit më të vyer,
që në zemër sjell liri!
Rreze dielli mirësia,
vetëtin në tokën mbar’,
ngrohtësi sjell predikimi
në k’të bot’ të ftoht’ acar!
3. Na beko, o At’ i dashur,
sa her’ shprehim mirësi
ndaj familjes së besimit,
ndaj atyre që çmon ti.
Në familje a në mbledhje,
në çdo lagje, çdo qytet,
mirësia ndaj të gjith’ve,
qoft’ synim për ne në jet’.
(Shih edhe Psal. 103:10; Mar. 10:18; Gal. 5:22; Efes. 5:9.)