MËSIMI 13
Trego qartë vlerën praktike
Proverbat 3:21, shën.
PËRMBLEDHJE: Ndihmoji dëgjuesit të kuptojnë si ndikon te jeta e tyre tema që po trajton dhe tregoju si ta zbatojnë atë që po mësojnë.
SI TA ARRISH:
Mendo për dëgjuesit. Medito për arsyet pse dëgjuesit kanë nevojë ta dëgjojnë informacionin që po u jep. Shqyrto cili aspekt i atij argumenti do të jetë veçanërisht i dobishëm për ta.
Gjatë gjithë pjesës, tregoju dëgjuesve çfarë të bëjnë. Që në fillim, çdo dëgjues duhet të arrijë në përfundimin: «Kjo është për mua.» Ndërsa zhvillon secilën pikë kryesore, trego si zbatohet. Mos fol në mënyrë të përgjithshme, ji specifik.