ABI-EZERI
[ati (im) është ndihmë].
1. Një nga «bijtë e Galaadit», nipit të Manaseut që ishte i parëlinduri i Jozefit. Duke krahasuar tregimet e Numrave 26:28-30 dhe të Josiut 17:1, 2 del se ai quhej edhe Jezer, formë e shkurtuar e emrit Abi-Ezer, pa parashtesën hebraike «ab» (atë).
Abi-Ezeri ishte kreu i një familjeje dhe një nga paraardhësit e gjykatësit Gideon. (Gjy 6:11, 24, 34; 8:2) Duket se, pasi vendi iu nda fiseve të Izraelit, që në fillim ose më vonë, familja e Abi-Ezerit u vendos në zonën e Ofrahut, në territorin e Manaseut në perëndim të Jordanit.
Emri i Abi-Ezerit përdoret edhe për shtëpinë e tij.—Gjy 8:2; shih ABIEZERITËT.
2. Bir i Hamoleketës që ishte motra e Galaadit, nipit të Manaseut. (1Kr 7:18) Sipas disa komentuesve ishte Abi-Ezeri nr. 1.
3. Beniaminit nga Anatothi, një nga 37 luftëtarët më trima të mbretit David. (2Sa 23:27, 39) Ai ishte kreu i një shtëpie atërore e i ndarjes me 24.000 beniaminitë dhe i shërbente mbretit çdo vit muajin e nëntë. (1Kr 11:28; 27:1, 12) Bashkë me beniaminitë të tjerë, falë trimërisë së tij në luftë ai përmbushi profecinë e Zanafillës 49:27. Qyteti i tij, Anatothi, gjendej pak kilometra në veri-verilindje të Jerusalemit, në territorin e Beniaminit.—1Kr 6:60.