AKSHAFI
[vend ku merren me shtrigëri].
Qytet mbretëror i Kanaanit, mbreti i të cilit iu përgjigj thirrjes së Jabinit, mbretit të Hazorit, dhe fushoi bashkë me mbretër të tjerë pranë ujërave të Meromit që të luftonin kundër Izraelit. (Js 11:1, 5) Mbeti i vrarë në betejën që pasoi. (Js 12:7, 20) Pastaj, qyteti i Akshafit u përfshi në territorin që iu dha si trashëgimi fisit të Asherit.—Js 19:25.
Sipas disa studiuesve, vendndodhja e Akshafit ishte Tell-Kisani (Tel-Kisoni), rreth 10 km në juglindje të Akos (Akres). Mirëpo, disa të tjerë anojnë nga ideja se ndodhej në Kirbet-el-Harbaj (Tel-Regev), afro 11 km në juglindje të Haifës.