AHIMELEKU
1. Bir i Ahitubit dhe stërnip i Eliut; kryeprift në tabernakullin që asokohe gjendej në Nob. Ahimeleku ndihmoi Davidin pa e ditur se e ndiqte Sauli dhe për këtë ai bashkë me 84 priftërinj të tjerë të Jehovait, gra, burra e fëmijë të Nobit u masakruan nga Doeg edomiti. Abiatari ishte djali i vetëm i Ahimelekut që shpëtoi. (1Sa kap. 21, 22) Më vonë, kur shkroi Psalmin 52, Davidi foli për këtë krim të urryer të Doegut. (Ps 52:Mbishk.) Edhe Jezui e kujtoi vizitën e Davidit tek Ahimeleku.—Mt 12:3, 4; Mr 2:25, 26; Lu 6:3, 4; shih AKIJAHU nr. 3.
2. Bir i Abiatarit dhe nip i Ahimelekut që u vra nga Doegu.—1Kr 18:16; 24:3, 6, 31.
3. Një hitit të cilin Davidi e ftoi ta shoqëronte kur të hynte natën në kampin e Saulit, por ai nuk shkoi.—1Sa 26:6, 7.