AMARIAHU
[Jehovai ka thënë].
1. Prift, pasardhës i Eleazarit, birit të Aaronit, nëpërmjet Finehasit. Ishte bir i Merajotit, i ati i Ahitubit dhe gjyshi i Sadokut që shërbeu si nënkryeprift gjatë mbretërimit të Davidit dhe si kryeprift gjatë mbretërimit të Solomonit. (1Kr 6:7, 52) Nuk mund të thuhet me siguri se Amariahu shërbeu si kryeprift, pasi rreth asaj kohe kjo detyrë i kaloi përkohësisht shtëpisë së Elit.
2. Levit, pasardhës i Hebronit, birit të Kehathit. Përmendet në lidhje me riorganizimin e shërbimit në tempull nga Davidi.—1Kr 23:1, 12, 19; 24:23.
3. Kreu i priftërinjve «për çdo çështje në lidhje me Jehovain», sidomos për çështje gjyqësore, gjatë mbretërimit të Jehozafatit.—2Kr 19:11.
4. Një tjetër pasardhës i Eleazarit; jetoi më vonë se Amariahu nr. 1. Bir i Azariahut dhe i ati i një Ahitubi tjetër.—1Kr 6:11; Ezd 7:3.
5. Levit që ndihmoi për t’u shpërndarë të dhjetat priftërinjve nëpër qytetet e tyre gjatë mbretërimit të Hezekisë.—2Kr 31:14, 15.
6. Bir i Hezekisë (ka të ngjarë i mbretit të Judës) dhe stërgjysh i profetit Sofonia.—So 1:1.
7. Një nga krerët e priftërinjve që u kthyen nga Babilonia me Zorobabelin në vitin 537 p.e.s. (Ne 12:1, 2, 7) Në kohën e guvernatorit Nehemia kishte një ‘shtëpi atërore’ priftërinjsh me emrin e tij.—Ne 12:12, 13, 26.
8. Pasardhës i Binuit; një nga ata që larguan gratë pagane dhe bijtë e tyre në kohën e Ezdrës.—Ezd 10:10-12, 38, 42, 44.
9. Prift ose paraardhës i një prifti që vërtetoi me vulë ‘marrëveshjen e denjë për besim’ në kohën e guvernatorit Nehemia. (Ne 9:38; 10:1, 3) Nëse ishte Amariahu nr. 7, duhet të ketë qenë më shumë se 112 vjeç.
10. Paraardhës i banorëve të Jerusalemit në kohën e Nehemisë; nga fisi i Judës.—Ne 11:4.