BAALATH-BEERI
[padrone e pusit].
Qytet-enklavë i Simeonit brenda kufijve territorialë të Judës (Js 19:1, 8), i quajtur edhe ‘Ramahu i Jugut’ (ose i Negebit). Me sa duket, te 1 Kronikave 4:33 quhet thjesht Baal dhe te 1 Samuelit 30:27 ‘Ramoti i jugut’. Sipas këtyre të dhënave, duhej të gjendej në jug të Beer-Shebës, pra në Negeb.