BETH-DIBLATAIMI
[shtëpia e Diblataimit].
Qytet në Moab (Jr 48:22), vendndodhja e të cilit nuk dihet. Megjithatë, ka mundësi të jetë vendi i quajtur Almon-Diblataim, që përmendet te Numrat 33:46. Në mbishkrimin e Gurit të Moabit tregohet se Mesha, mbreti i Moabit, ndërtoi një qytet të quajtur Beth-Diblaten.