NGJARJE NGA JETA E JAKOBIT
JAKOBI pati miratimin e Perëndisë sepse tregoi vlerësim të thellë për gjërat e shenjta. (He 12:16, 17) Jehovai e siguroi se pasardhësit e tij do të trashëgonin tokën që iu premtua Abrahamit dhe shtoi: «Me anën e farës sate do të arrijnë të marrin bekime të gjitha kombet e tokës.»—Zn 28:4, 10-15.
Megjithëse Jakobi u bekua me pasuri dhe 12 bij, jeta e tij nuk ishte e lehtë. Megjithatë, ai nuk e humbi kurrë besimin te Jehovai dhe te vërtetësia e fjalës së tij. Edhe në shtratin e vdekjes, ai tregoi besim te premtimi mesianik. (Zn 49:10) Nga pasardhësit e Jakobit lindi Jezu Krishti, me anë të të cilit Perëndia do t’i bekojë njerëzit përgjithmonë.
[Tabela dhe hartat]
(Për tekstin e faqosur, shih botimin e shtypur)
[Tabela]
VENDET NË HARTË dhe shkrimet përkatëse
Beer-Shebë Zn 28:10
Bethel Zn 28:11-19; 35:6-15
Betlehem Zn 35:16-20
Egjipt Zn 46:5-7, 28-30; 48:1–49:33
Haran Zn 29:4–31:18
Mahanaim Zn 32:1, 2
Mamre Zn 35:27
Penuel Zn 32:24-32
Sikem Zn 33:18–34:31
Sukot Zn 33:17
[Figura në botimin e shtypur]
Beitini, afër rrënojave të Bethelit të lashtë. Në Bethel, Perëndia i tha dy herë Jakobit se ai ishte trashëgimtari i besëlidhjes abrahamike (Zn 28:13-19; 35:6-13)
[Figura në botimin e shtypur]
Rrënojat e Sikemit të lashtë. Në këtë qytet, e bija e Jakobit shoqërohej me vajza kananite dhe përfundoi e përdhunuar (Zn 34:1, 2)
[Figura në botimin e shtypur]
Piramidë me shkallë në Sakara, Egjipt. Ka shumë mundësi që ajo të ketë ekzistuar që në kohën e Jakobit, i cili i kaloi 17 vitet e fundit të jetës së tij në Egjipt