FORTUNATI
[nga lat., me fat; i begatë].
Një nga pjesëtarët e pjekur të kongregacionit të Korintit i cili, bashkë me Stefanain dhe Akaikun, shkoi te Pavli në Efes. (1Ko 16:8, 17, 18) Pavli mund të ketë mësuar nga ata për gjendjen shqetësuese në kongregacion dhe ka mundësi që nëpërmjet tyre t’u ketë çuar korintasve letrën e tij të parë.—1Ko 1:11; 5:1; 11:18.