GAALI
[ndoshta: që ka neveri; i neveritshëm].
Biri i Ebedit i cili, bashkë me vëllezërit e tij, vajti në Sikem dhe fitoi besimin e pronarëve të tokave atje. (Gjy 9:26) Më parë, këta pronarë tokash i kishin dhënë mbështetjen e tyre Abimelekut që të vriste bijtë e Jerubaalit (Gideonit) dhe më pas e bënë mbretin e tyre. (Gjy 9:1-6) Me sa duket, Abimeleku vuri si princ të Sikemit Zebulin, një nga burrat e qytetit, kurse ai vetë jetonte në Arumah. Pas ca kohësh, mes Abimelekut dhe pronarëve të tokave të Sikemit u zhvillua një frymë e keqe. Kështu, Gaali dhe vëllezërit e tij e nxitën qytetin të ngrihej në revoltë kundër Abimelekut. Kur e mori vesh, Zebuli i çoi menjëherë fjalë Abimelekut dhe e këshilloi si ta përballonte këtë situatë. Në betejën që u zhvillua më pas, Gaali dhe njerëzit e tij u mundën nga mbreti Abimelek dhe u tërhoqën në qytet. Në fund, Zebuli e dëboi Gaalin dhe vëllezërit e tij nga Sikemi.—Gjy 9:22-41.