AKTIVITETI PROFETIK I ELIJAS DHE I ELISEUT
ELIJA ishte një profet që kërkoi një provë në malin Karmel për të treguar se cili ishte Perëndia i vërtetë. Mbretëria veriore ishte ndotur me adhurimin e Baalit. Megjithatë, Elija sfidoi me guxim 450 profetë të Baalit që të tregonin se Baali ishte Perëndia i vërtetë. Edhe pse u lutën për orë e orë si të marrë, nuk arritën gjë. Më pas, Elija përgatiti flijimin e tij, e lagu disa herë me ujë dhe iu lut Jehovait. Befas, nga qielli ra zjarr, përpiu flijimin dhe përthau ujin. Atëherë populli thirri: «Jehovai është Perëndia i vërtetë!» Sakaq, Elija dha urdhër që profetët e Baalit të vriteshin.—1Mb 18:18-40.
Megjithatë, Elija u frikësua kur mori vesh se mbretëresha Jezebelë po kurdiste vrasjen e tij. Ai ia mbathi në Beer-Shebë, rreth 150 km larg, e pastaj përshkoi edhe 300 km të tjera deri në malin Sinai. Jehovai nuk e hodhi poshtë Elijan vetëm pse përkohësisht nuk pati guxim, por e siguroi se kishte akoma për të bërë si profet.—1Mb 19:1-18.
Eliseu ishte pasuesi i Elijas. I rrethuar nga karrocat siriane të luftës, Eliseu pati aq besim sa të dallonte se në të vërtetë të rrethuara ishin ushtritë siriane, po, nga një mizëri me karroca engjëllore.—2Mb 6:15-17.
[Tabela]
VENDET NË HARTË dhe shkrimet përkatëse
Abel-Meholah 1Mb 19:16
Beer-Shebë 1Mb 19:3
Bethel 2Mb 2:1-3, 23, 24
M. Karmel 1Mb 18:19-40
Damask 2Mb 8:7-15
Dotan 2Mb 6:13-18
Ekron 2Mb 1:2-4
Gilgal 2Mb 4:38-41
Jeriko 2Mb 2:4, 5, 19-22
Jezreel 1Mb 18:45, 46; 21:1, 17-26
Lumi Jordan 2Mb 2:6-14
L.p. të Kishonit 1Mb 18:40
Ramot-Galaad 2Mb 9:1-10
Samari 2Mb 5:1-27; 6:19-23; 7:1-20
Shunem 2Mb 4:8-37
Sidon 1Mb 17:8, 9
Zarefat 1Mb 17:9-24
[Figura në botimin e shtypur]
Mali Karmel, ku u bë prova me zjarr që tregoi se Perëndia i vërtetë ishte Jehovai e jo Baali (1Mb 18:21-39)
[Figura në botimin e shtypur]
Mali Sinai. Elija bëri rreth 450 km për të shkuar në këtë rajon, që t’i shpëtonte tërbimit të Jezebelës (1Mb 19:1-18)
[Figura në botimin e shtypur]
Rrënojat e Dotanit. Këtu Eliseu dhe shërbëtori i tij panë me anë të një mrekullie se, megjithëse i kishte rrethuar një ushtri siriane, rajoni malor përreth ishte plot me karroca të zjarrta engjëllore të dërguara nga Jehovai (2Mb 6:13-17)