JAKIMI
[formë e shkurtuar e emrit Jekamia që do të thotë «Jah ka ngritur»].
1. Pasardhës i Beniaminit nga Shimei; përfshihet në një listë të krerëve të shtëpive atërore që banonin në Jerusalem.—1Kr 8:1, 19-21, 28.
2. Prifti i një shtëpie atërore, e cila u zgjodh me short për ndarjen e 12-të nga 24 ndarjet priftërore që shërbenin në tempull gjatë mbretërimit të Davidit.—1Kr 24:3, 5, 12.