JERAHMELI
[Perëndia tregoftë mëshirë; Perëndia ka treguar mëshirë].
1. I parëlinduri i Hezronit, nipit të Judës. Linja mbretërore dhe mesianike vinte nga vëllai i Jerahmelit, Rami (që me sa duket quhej edhe Arni). Për pasardhësit e Jerahmelit jepet një gjenealogji e hollësishme dhe disa prej tyre jetuan në jug të Judës.—1Kr 2:4, 5, 9-15, 25-42; 1Sa 27:10; Lu 3:33.
2. Bir ose pasardhës i një leviti merarit që quhej Kish.—1Kr 24:26, 29; 23:21.
3. Një nga tre burrat që dërgoi Jehojakimi vitin e pestë të mbretërimit të tij për të kapur Jereminë dhe Barukun. Megjithatë, ata u kthyen duarbosh, pasi Jehovai i fshehu shërbëtorët e tij besnikë.—Jr 36:9, 26.
Përderisa Jehojakini, pasuesi i Jehojakimit dhe ai që mendohej si i parëlinduri, ishte vetëm 12 vjeç vitin e pestë të sundimit të të atit, bijtë e tjerë të Jehojakimit ka të ngjarë të ishin edhe më të vegjël, madje tepër të vegjël për t’iu besuar një mision si ai që iu besua Jerahmelit. (2Mb 23:36; 24:6, 8) Kështu, kur Jerahmeli quhet ‘biri i mbretit’, nuk nënkupton medoemos se ai ishte një pasardhës i mbretit, por një pjesëtar i familjes mbretërore ose një zyrtar me gjak mbretëror.
Me interes është gjetja e një gjurme vule, që thuhet se daton që nga shekulli i shtatë p.e.s., ku shkruhet: «I përket Jerahmelit, birit të mbretit.»—Israel Exploration Journal, Jerusalem, 1978, vëll. 28, f. 53.