ARA E RROBALARËSIT
Me sa duket, një zonë afër qytetit të Jerusalemit ku punonin rrobalarësit.
Isaia me të birin, Shear-Jashubin, duhej të takonte mbretin Akaz pranë «rrugës për në arën e rrobalarësit»; në po atë zonë shkuan më vonë përfaqësuesit e Senakeribit. (2Mb 18:17; Is 7:3; 36:2) Patjetër që ‘rruga për tek ara e rrobalarësit’ ishte jashtë qytetit, por ndodhej aq afër sa njerëzit që rrinin mbi muret e qytetit mund t’i dëgjonin talljet e lajmëtarëve të Senakeribit.—2Mb 18:18, 26, 27; Is 36:1, 2.
Bashkë me «rrugën për tek ara e rrobalarësit» përmendet një ‘kanal’. Këtu s’mund të jetë fjala për atë që njihet si tuneli i Hezekisë, pasi ai nuk ishte ndërtuar ende në ditët e Akazit. Ky kanal duket se përshkonte luginën e përroit të Kidronit dhe zbriste deri në skajin jugor të Qytetit të Davidit. Me sa duket, ara e rrobalarësit ishte ose në atë anë të luginës, ose disi më në jug, afër vendndodhjes së mundshme të En-Rogelit.