MADAIU
I treti në radhë nga bijtë e Jafetit. (Zn 10:2; 1Kr 1:5) Besohet se ishte paraardhësi i medëve. Për këtë arsye, në vende të tjera në Bibël, fjala hebraike madhaí është përkthyer «medët» ose «Medi», si për shembull te 2 Mbretërve 17:6; 18:11; Estera 1:3; Isaia 13:17; 21:2; e shkrime të tjera. Edhe në gjuhën asiro-babilonase (akadiane) medët quheshin madaia dhe në persishten e vjetër mada. Në lashtësi, ata u vendosën në rrafshnaltën iraniane, kryesisht mes maleve Elburs (në jug të detit Kaspik) dhe maleve Zagros në lindje të Asirisë. Emri i sotëm Iran vjen nga fjala «arian», një term për popujt me origjinë nga Jafeti.