SHIMRI
[nga rrënja e fjalës që do të thotë «ruaj»].
1. Simeonit, paraardhës i njërit prej prijësve që zgjeruan territorin e fisit në kohën e Hezekisë.—1Kr 4:24, 37-41.
2. I ati i Jediaelit, një luftëtari të fuqishëm të Davidit, dhe ka të ngjarë edhe i ‘vëllait të tij, tizitit Joha’.—1Kr 11:26, 45.
3. Merarit, bir i Hosahut; një nga derëtarët levitë të zgjedhur me short për të shërbyer në perëndim të shenjtërores. Megjithëse nuk ishte djali i tij i parëlindur, Hosahu e emëroi kreun e shtëpisë atërore.—1Kr 26:10, 12, 13, 16.
4. Një nga levitët që ndihmuan për heqjen e objekteve të papastra që nxori Hezekia nga tempulli; pasardhës i Elizafanit.—2Kr 29:12-16.