LUGINA E PËRROIT TË SOREKUT
Vendi ku banonte Delila dhe ku ajo e joshi Samsonin të zbulonte sekretin e fuqisë së tij; si pasojë, filistinët e kapën Samsonin, e verbuan dhe e burgosën. (Gjy 16:4-21) Mendohet se është Vadi-es-Sarari (Nahal-Soreku), i cili përshkon Shefelahun dhe rrjedh drejt perëndimit, për nga deti Mesdhe. Emri «Sorek», që do të thotë «rrush i kuq i zgjedhur», me sa duket ruhet tek emri i Kirbet-Surikut, që ndodhet rreth 25 km në perëndim të Jerusalemit, në anën veriore të luginës dhe përballë Beth-Shemeshit. Ashtu si sot, në një pjesë të mirë të këtij rajoni ka të ngjarë të kultivoheshin vreshta (një arsye e mundshme pse mori atë emër). Me sa duket, qerrja e filistinëve me të cilën iu kthye arka e besëlidhjes izraelitëve, kaloi përgjatë luginës së përroit të Sorekut kur ndoqi rrugën nga Ekroni për në Beth-Shemesh.—1Sa 5:10; 6:10-12.