SIRAKUZA
Qytet me një port shumë të mirë në bregun juglindor të ishullit të Sicilisë. Sipas Tukididit, në shekullin e tetë p.e.s. në Sirakuzë u formua një koloni greke.
Apostulli Pavël qëndroi në Sirakuzë për tri ditë nga fundi i udhëtimit të tij në Romë, rreth vitit 59 të e.s. Ndalesa në këtë vend mund të ketë qenë e nevojshme, meqë anija duhej të priste ndonjë erë të përshtatshme për të lundruar. (Ve 28:12) Nga Sirakuza, anija e Pavlit i ra «rrotull» dhe mbërriti në Regjium, në skajin jugor të Italisë. Nuk dihet kuptimi i saktë i kësaj shprehjeje. Mbase anija ndoqi një udhë disi të lakuar, larg bregut, që të kapte erë të mjaftueshme për të fryrë velat. Ose ndoshta ‘lundroi rreth bregut’, që të mbërrinte në Regjium.—Ve 28:13, CHC.