JIRONI Një nga qytetet e fortifikuara në territorin e Neftalit. (Js 19:32, 35, 38) Vendndodhja e saktë nuk dihet, por tani për tani mendohet se ndodhej në Jarunin e sotëm, afro 30 km në jugperëndim të Danit, në Galile.