Histori, jo mit
«I gjurmova me saktësi të gjitha gjërat që nga fillimi.»—LUKA 1:3.
PSE ËSHTË NDRYSHE BIBLA? Legjendat dhe mitet, të mbushura plot fantazi, tregojnë histori që nuk përmendin specifikisht vende, data e emra personazhesh historike. Krejt ndryshe, Bibla përmban hollësi historike të panumërta që e sigurojnë lexuesin se «thëniet e saj janë tejet të vërteta».—Psalmi 119:160, Psalmet për kohën tonë (anglisht) nga Roland Keneth Harisoni.
NJË SHEMBULL: Bibla tregon se «Nabukodonosori, mbreti i Babilonisë . . . e çoi Jehojakinin [mbretin e Judës] në mërgim në Babiloni». Më vonë, «Evil-Merodaku, mbreti i Babilonisë, vitin që u bë mbret, e liroi nga burgu Jehojakinin, mbretin e Judës». Veç kësaj, «mbreti i dha përditë [Jehojakinit] një racion ushqimi, gjatë gjithë ditëve të jetës së tij».—2 Mbretërve 24:11, 15; 25:27-30.
ÇFARË KANË ZBULUAR ARKEOLOGËT? Mes rrënojave të Babilonisë së lashtë, arkeologët kanë zbuluar dokumente administrative të datuara që nga mbretërimi i Nabukodonosorit II. Ato përmbajnë lista me racionet e ushqimit që u jepeshin të burgosurve dhe të tjerëve në varësinë e familjes mbretërore. Listat përfshijnë «Jaukinin [Jehojakinin]», i cili ishte «mbreti i vendit të Jahudit (Judës)», si dhe familjen e tij. Po Evil-Merodaku, pasuesi i Nabukodonosorit, a ka ekzistuar vërtet? Në mbishkrimin e një vazoje të gjetur pranë qytetit të Suzës thuhet: «Pallati i Amil-Mardukut [Evil-Merodakut], mbret i Babilonisë, bir i Nabukodonosorit, mbret i Babilonisë.»
SI MENDON? A ka ndonjë tekst tjetër fetar e të lashtë që të jetë kaq specifik dhe i saktë nga ana historike? Apo Bibla është unike?
[Diçitura në faqen 5]
«Të dhënat kronologjike dhe gjeografike [të Biblës] janë më të sakta e më të besueshme, sesa ato të çdo dokumenti tjetër të lashtë.»—LIBRI HETIM SHKENCOR I DHIATËS SË VJETËR (ANGLISHT) NGA ROBERT UILLSONI
[Figura në faqen 5]
Dokument babilonas ku përmendet Mbreti Jehojakin i Judës
[Burimi i figurës në faqen 5]
© bpk, Berlin/Vorderasiatisches Museum, SMB/Olaf M. Tessmer/Art Resource, NY