Lajme teokratike
Filipine: Në mars u arrit një maksimum i ri prej 115.044 lajmëtarësh.
Japoni: Në mars ishin 177.591 lajmëtarë, një maksimum i ri.
Kamboxhia: Më 8 shkurt 1993 u mor një dokument zyrtar që autorizon hapjen e një zyre për veprën tonë dhe i lejon misionarët të hyjnë në këtë vend. Jemi të gëzuar që pas më shumë se 25 vjetësh lajmi i mirë të predikohet hapur përsëri në Kamboxhia.
Liberi: Në muajin mars vëllezërit mbajtën kongresin krahinor «Mbajtësit e dritës» në copën e terrenit privat të Shoqatës ngjitur me filialin. Maksimumi i të pranishmëve ka qenë 2.711 dhe janë pagëzuar 78 persona.
Qipro: Përveç maksimumit të ri prej 1.462 lajmëtarësh të regjistruar në mars, filiali ka raportuar për maksimume të reja në numrin e orëve, të rivizitave dhe të studimeve biblike.