Lejo fuqinë e Fjalës së Perëndisë të veprojë në shërbim
Kur dikush na jep mundësi t’i flasim për lajmin e mirë, e shfrytëzojmë mirë këtë mundësi dhe e lejojmë fuqinë e Fjalës së Perëndisë të veprojë duke lexuar shkrime direkt nga Bibla. Rëndësia e kësaj u theksua edhe në asamblenë speciale njëditore vitin e kaluar. Mbikëqyrësi qarkor mbajti një fjalim me titull «Lejo fuqinë e Fjalës së Perëndisë të veprojë në shërbimin tënd». A i mban mend pikat kryesore?
Pse mund të themi se fjala e Jehovait është ku e ku më e fuqishme se jona?—2 Tim. 3:16, 17.
Si arrin Bibla të na nxitë emocionet, të na modelojë mendimet, të na rafinojë motivet dhe na shtyjë të sillemi në një mënyrë të caktuar?—Shih Kullën e Rojës, 15 qershor 2012, f. 27, p. 7.
Kur i lexojmë dikujt një shkrim në shërbim, si mund t’ia drejtojmë vëmendjen te Fjala e Perëndisë në një mënyrë që t’i ngjallim respekt për të?—Shih librin Shkolla e Shërbimit, f. 148, p. 3, 4 dhe Shërbimi ynë i Mbretërisë, mars 2013, f. 6, par. 8.
Pse është e rëndësishme t’i shpjegojmë shkrimet që lexojmë e të arsyetojmë rreth tyre, dhe si ta bëjmë këtë?—Vep. 17:2, 3; shih librin Shkolla e Shërbimit, f. 154, p. 4 deri f. 156, p. 5.