THESARE NGA FJALA E PERËNDISË | LUKA 10-11
Shëmbëlltyra për samaritanin e mirë
Jezui e tregoi këtë shëmbëlltyrë për t’iu përgjigjur pyetjes: «Kush është në të vërtetë i afërmi im?» (Lu 10:25-29) Ai e dinte se kongregacioni i krishterë do të përbëhej nga njerëz «të çdo lloji», përfshirë samaritanë dhe jojudenj. (Gjo 12:32) Kjo shëmbëlltyrë u mësoi dishepujve të tij se duhet të bënin përpjekje të veçanta për t’u treguar dashuri të tjerëve, edhe atyre që mund të ishin krejt të ndryshëm.
PYET VETEN:
«Ç’mendoj për vëllezërit e motrat që vijnë nga kultura të tjera?»
«A kaloj kohë kryesisht me ata që kanë të përbashkëta me mua?»
«A mund të zgjerohem që t’i njoh më mirë të bashkëkrishterët që kanë prejardhje ndryshe nga imja?» (2Ko 6:13)
Cilin mund të ftoj . . .
të dalim në shërbim?
në shtëpi për një vakt?
në mbrëmjen e ardhshme të Adhurimit Familjar?