Cili është kuptimi i jetës?
Përgjigjja e Biblës
Pyetja për kuptimin e jetës mund të bëhet në shumë forma të tjera, si «Pse ekzistojmë?» ose «A ka një qëllim jeta?» Bibla tregon se qëllimi ynë në jetë është të bëhemi miq me Perëndinë. Shqyrto disa prej këtyre të vërtetave themelore që zbulon Bibla.
Perëndia është Krijuesi ynë. Bibla thotë: «Na ka bërë ai [Perëndia], e s’jemi bërë vetë.»—Psalmi 100:3; Zbulesa 4:11.
Perëndia ka një qëllim për çdo gjë që krijon, përfshirë edhe ne.—Isaia 45:18.
Perëndia na krijoi me ‘nevojën për të mësuar për të’ dhe këtu futet edhe dëshira për të gjetur kuptimin e jetës. (Mateu 5:3) Ai dëshiron që ta plotësojmë këtë dëshirë.—Psalmi 145:16.
E plotësojmë nevojën për të mësuar për Perëndinë duke u bërë miq me të. Megjithëse ideja për të qenë miq me Perëndinë disave mund t’u duket e paarritshme, Bibla na inkurajon: «Afrojuni Perëndisë dhe ai do t’ju afrohet.»—Jakovi 4:8; 2:23.
Që të bëhemi miq me Perëndinë, duhet të jetojmë në përputhje me qëllimin që ai ka për ne. Bibla e shpreh këtë qëllim te Eklisiastiu 12:13: «Ki respekt për Perëndinë, dhe dëgjoji urdhërimet e tij, sepse për këtë u krijua njeriu.»—Bibla ECM.
Në të ardhmen, mund të shohim përmbushjen e plotë të qëllimit fillestar të Perëndisë për ne kur të zhdukë vuajtjet dhe t’u japë jetën e përhershme miqve të tij, atyre që e adhurojnë.—Psalmi 37:10, 11.