Shënimi
a Dorëshkrimet më të besueshme të Biblës nuk i përfshijnë vargjet 44 dhe 46. Studiuesit e pranojnë se ka të ngjarë që këto dy vargje të jenë shtuar më vonë. Profesori Arçibald T. Robertson shkruan: «Këto dy vargje nuk gjenden në dorëshkrimet më të vjetra e më të mira. Ato kanë ardhur nga grupimet e shkrimit të stilit Perëndimor dhe Sirian (Bizantin), dhe janë thjesht përsëritje e vargut 48. Prandaj nuk i përfshijmë vargjet 44 dhe 46 që nuk janë të besueshme.»