Proverbat
2 Biri im, nëse i pranon fjalët e mia
dhe i ruan si thesar urdhërimet e mia+
2 duke i vënë veshin mençurisë+
dhe duke e prirur zemrën drejt aftësisë dalluese,+
3 e nëse i thërret aftësisë për të kuptuar*+
dhe e ngre zërin për aftësi dalluese,+
4 nëse vazhdon t’i kërkosh si argjendin+
dhe të rrëmosh për to si për thesare të fshehura,+
5 atëherë do të kuptosh ç’do të thotë të nderosh thellësisht Jehovain*+
dhe do të fitosh njohuri për Perëndinë.+
7 Ai e ruan si thesar mençurinë praktike për të drejtët;
9 Po, atëherë do të kuptosh çfarë është drejtësia, ndershmëria dhe paanshmëria;
cila është udha e mirë që duhet të ndjekësh gjithmonë.+
10 Kur mençuria të hyjë në zemrën tënde+
dhe njohuria të bëhet e këndshme për shpirtin* tënd,+
11 aftësia për të menduar mirë do të të ruajë+
dhe aftësia dalluese do të të mbrojë,
12 për të të shpëtuar nga udha e keqe,
nga njeriu që thotë gjëra të shtrembra,+
13 nga ata që largohen nga shtigjet e drejta
për të ecur në udhët e errësirës,+
14 nga ata që gëzojnë kur bëjnë keq
dhe kënaqen me gjëra të liga e të shtrembra,
15 nga ata që ndjekin shtigje dredharake
e që janë hileqarë në gjithë udhët e tyre.
16 Mençuria do të të ruajë nga gruaja e ulët,*
nga fjalët e sheqerosura* të gruas imorale*+
17 që e braktis shokun e ngushtë të rinisë*+
dhe që e harron besëlidhjen që ka bërë me Perëndinë.
18 Shtëpia e saj të fundos në vdekje,
dhe shtigjet* e saj të çojnë tek ata që dergjen të pafuqishëm në vdekje.+
19 Asnjë nga ata që kryen marrëdhënie me të*
s’do të kthehet e s’do të hyjë përsëri në shtigjet e jetës.+