-
«Ku të shkosh ti, do të shkoj edhe unë»Kulla e Rojës—2012 | 1 Korrik
-
-
Teksa gjendej përballë Naomit në atë rrugë të shkretë, Rutha ishte e sigurt për atë që ndiente në zemër. Ajo i gufonte nga dashuria për Naomin dhe për Perëndinë e Naomit. Ja çfarë tha ajo: «Mos m’u lut që të të braktis, të largohem dhe të mos të shoqëroj, sepse ku të shkosh ti, do të shkoj edhe unë e ku ta kalosh natën ti, do ta kaloj natën edhe unë. Populli yt do të jetë populli im dhe Perëndia yt, Perëndia im. Ku të vdesësh ti, do të vdes edhe unë, e atje do të varrosem. Kështu ma bëftë Jehovai, madje edhe më keq, nëse nga ti më ndan gjë tjetër veç vdekjes!»—Rutha 1:16, 17.
Fjalët e Ruthës janë kaq të jashtëzakonshme, sa kanë mbijetuar shumë më tepër se ajo vetë, duke bërë jehonë rreth 30 shekuj më pas. Ato zbulojnë në mënyrë të përsosur një cilësi të çmuar, dashurinë besnike. Dashuria e Ruthës ishte kaq e fortë dhe besnike, sa nuk do t’i ndahej Naomit kudo që të shkonte. Vetëm vdekja mund t’i ndante. Populli i Naomit do të bëhej populli i saj, pasi Rutha ishte gati të linte pas gjithçka që njihte në Moab, madje edhe perënditë moabite. Ndryshe nga Orpa, ajo mund të thoshte me gjithë zemër se donte që Perëndia i Naomit, Jehovai, të ishte edhe Perëndia i saj.b
-
-
«Ku të shkosh ti, do të shkoj edhe unë»Kulla e Rojës—2012 | 1 Korrik
-
-
b Është interesante se Rutha nuk përdori vetëm titullin formal «Perëndi», siç mund të bënin shumë të huaj, por përdori edhe emrin personal të Perëndisë, Jehova. Një vepër (The Interpreter’s Bible) komenton: «Në këtë mënyrë shkrimtari thekson se kjo e huaj është adhuruese e Perëndisë së vërtetë.»
-