-
«Do të kishe mall»Kulla e Rojës—2011 | 1 Mars
-
-
Të shqyrtojmë rrethanat e Jobit. Ai ishte njeri me besim të jashtëzakonshëm dhe kaloi sprova të rënda: humbjen e gjërave materiale, vdekjen e gjithë fëmijëve të dashur dhe një sëmundje të dhembshme. Në kulm të mjerimit i thirri Perëndisë: «Ah sikur të më fshihje në Sheol [varri i përbashkët i njerëzimit]!» (Vargu 13) Jobi e shihte Sheolin si fundin e vuajtjeve. Atje, si një thesar i fshehur nga Perëndia, do të ishte rehat nga hallet dhe dhembjet.a
A do të rrinte Jobi përgjithmonë në Sheol? Jobi besonte të kundërtën. Ai vazhdoi me lutjen e tij: «Ah sikur . . . të vije një afat e të më kujtoje!» Jobi shpresonte i sigurt se qëndrimi i tij në Sheol do të ishte i përkohshëm dhe se Jehovai nuk do ta harronte.
-
-
«Do të kishe mall»Kulla e Rojës—2011 | 1 Mars
-
-
a Një vepër me referime thotë se fjalët e Jobit «të më fshihje» mund të kenë kuptimin «të [më] lije mënjanë si diçka të vyer për t’u përdorur më vonë». Një burim tjetër thotë se këto fjalë nënkuptojnë «të më fshihje si thesar».
-