-
«Kush është mendjehollë i shqyrton hapat e tij»Kulla e Rojës—2005 | 15 Korrik
-
-
Kush zemërohet shpejt, kryen marrëzi, dhe njeriu që ka aftësi për të menduar, urrehet.»—Proverbat 14:16, 17, BR.
-
-
«Kush është mendjehollë i shqyrton hapat e tij»Kulla e Rojës—2005 | 15 Korrik
-
-
Ngaqë zemërohet shpejt, ky njeri kryen marrëzi. Por, si ka mundësi që njeriu me aftësi për të menduar, bëhet shënjestër e urrejtjes?
Shprehja e përkthyer «aftësi për të menduar», në gjuhën origjinale ka dy kuptime. Në kuptimin pozitiv, ajo tregon aftësi dalluese ose zgjuarsi. (Fjalët e urta 1:4; 2:11; 3:21) Ndërsa, në kuptimin negativ, shprehja mund të lidhet me idetë e liga ose të menduarit e mbrapshtë.—Psalmi 37:7; Fjalët e urta 12:2; 24:8.
Nëse shprehja «njeriu që ka aftësi për të menduar», lidhet me një intrigant të poshtër, nuk është e vështirë të kuptojmë pse urrehet një individ i tillë. Megjithatë, a nuk është e vërtetë që njeriun me aftësi dalluese, mund ta urrejnë ata që nuk e kanë për vete këtë cilësi? Për shembull, ata që me zgjuarsi vendosin të mos jenë «pjesë e botës», bota i urren. (Gjoni 15:19) Të rinjtë e krishterë, të cilët me zgjuarsi i bëjnë ballë presionit jo të shëndetshëm të moshatarëve, me qëllim që të shmangin sjelljen e papërshtatshme, tallen nga të tjerët. Faktikisht, kjo botë që dergjet nën pushtetin e Satana Djallit, i urren adhuruesit e vërtetë.—1 Gjonit 5:19.
-