-
Perëndia Jehova është në tempullin e tij të shenjtëProfecitë e Isaisë—Dritë për gjithë njerëzimin I
-
-
17. Kur pyet «Deri kur?» për çfarë e ka fjalën Isaia?
17 Isaia shqetësohet: «Atëherë unë thashë: ‘Deri kur, o Jehova?’ Pastaj ai tha: ‘Derisa qytetet faktikisht të shemben e të kthehen në rrënoja, që të jenë pa asnjë banor dhe shtëpitë të jenë pa asnjë njeri tokësor dhe vetë toka të jetë shkatërruar dhe kthyer në shkretim,
-
-
Perëndia Jehova është në tempullin e tij të shenjtëProfecitë e Isaisë—Dritë për gjithë njerëzimin I
-
Perëndia Jehova është në tempullin e tij të shenjtëProfecitë e Isaisë—Dritë për gjithë njerëzimin I
-
-
Me anë të pyetjes: «Deri kur?», Isaia nuk po pyet se deri kur do t’i duhet të vazhdojë t’i predikojë një populli të pandjeshëm. Në vend të kësaj, ai është i shqetësuar për popullin dhe pyet se deri kur do të vazhdojë gjendja e tyre e keqe frymore dhe deri kur do të çnderohet emri i Jehovait mbi tokë. (Shih Psalmin 74:9-11.) Deri kur, pra, do të vazhdojë kjo situatë e pakuptimtë?
18. Deri kur do të vazhdojë gjendja e keqe frymore e popullit dhe a do të jetojë Isaia për të parë përmbushjen e plotë të profecisë?
18 Mjerisht, përgjigjja e Jehovait tregon se gjendja e keqe frymore e popullit do të vazhdojë derisa të plotësohen të gjitha pasojat e mosbindjes ndaj Perëndisë, të përshkruara në besëlidhjen e tij. (Levitiku 26:21-33; Ligji i përtërirë 28:49-68) Kombi do të shkatërrohet, njerëzit do të merren robër dhe vendi do të mbetet i shkretë. Isaia nuk do të jetojë për të parë shkatërrimin e Jerusalemit dhe të tempullit të tij nga ushtria babilonase në vitin 607 p.e.s., ndonëse do të profetizojë për më shumë se 40 vjet, duke vazhduar edhe gjatë mbretërimit të Hezekisë, stërnipit të Mbretit Uziah. E megjithatë, Isaia do t’i qëndrojë besnik caktimit deri në momentin e vdekjes së tij, më shumë se 100 vjet para se të vijë katastrofa mbi kombin.
-