-
Adhurimi i vërtetë përhapet anembanë botësProfecitë e Isaisë—Dritë për gjithë njerëzimin II
-
-
20. Ç’ndryshim të madh rrethanash përjeton ‘gruaja’?
20 Ç’ndryshim të madh rrethanash përjeton ‘gruaja’ e Jehovait! Jehovai thotë: «Në vend që të jesh krejt e braktisur dhe e urryer, ku nuk kalon askush, unë do të të vendos madje si një objekt krenarie deri në kohë të pacaktuar, një ngazëllim brez pas brezi.
-
-
Adhurimi i vërtetë përhapet anembanë botësProfecitë e Isaisë—Dritë për gjithë njerëzimin II
-
-
21. (a) Në ç’mënyrë Jerusalemi i lashtë bëhet «një objekt krenarie»? (b) Cilat bekime kanë gëzuar shërbëtorët e mirosur të Jehovait që nga viti 1919 dhe si e kanë thithur «qumështin e kombeve»?
21 Për shtatëdhjetë vjet Jerusalemi i lashtë, si të thuash, është fshirë nga harta dhe në të «nuk kalon askush». Por, duke filluar nga viti 537 p.e.s., Jehovai e ripopullon qytetin dhe e bën «një objekt krenarie». Në mënyrë të ngjashme, aty nga fundi i Luftës së Parë Botërore, Izraeli i Perëndisë përjetoi një periudhë shkretimi, gjatë së cilës u ndie ‘i braktisur plotësisht’. Por në vitin 1919, Jehovai i ribleu shërbëtorët e tij të mirosur nga robëria dhe që atëherë i ka bekuar me një rritje dhe begati frymore të paparë ndonjëherë.
-