-
Në Sion mbin drejtësiaProfecitë e Isaisë—Dritë për gjithë njerëzimin II
-
-
16. Cilët i kanë ndihmuar të mirosurit në veprën e tyre të rivendosjes dhe cilat detyra u janë besuar atyre?
16 Kjo ishte një detyrë kolosale. Si do të mund ta kryente këtë detyrë mbetja e Izraelit të Perëndisë, të cilët ishin relativisht pak? Jehovai e frymëzoi Isainë të shpallte: «Të huajt në të vërtetë do të qëndrojnë e do të kullotin kopetë tuaja dhe të huajt do të jenë bujqit tuaj dhe vreshtarët tuaj.» (Isaia 61:5) Të huajt figurativë kanë dalë se janë ata të ‘shumicës së madhe’ të ‘deleve të tjera’ të Jezuit.a (Zbulesa 7:9; Gjoni 10:11, 16) Ata nuk janë mirosur me frymën e shenjtë për të pasur një trashëgimi qiellore. Në vend të kësaj, kanë shpresën e jetës së përhershme në një tokë parajsore. (Zbulesa 21:3, 4) Megjithatë, ata e duan Jehovain dhe u janë besuar detyra që kanë të bëjnë me kullotjen, kultivimin dhe vreshtarinë frymore. Këto veprimtari nuk janë detyra të ulëta. Nën drejtimin e mbetjes së Izraelit të Perëndisë, këta punëtorë ndihmojnë për kullotjen, ushqimin dhe korrjen e njerëzve.—Luka 10:2; Veprat 20:28; 1 Pjetrit 5:2; Zbulesa 14:15, 16.
-
-
Në Sion mbin drejtësiaProfecitë e Isaisë—Dritë për gjithë njerëzimin II
-
-
a Isaia 61:5 mund të ketë pasur një përmbushje në kohën e lashtë, pasi disa jojudenj shoqëruan judenjtë në udhëtimin e kthimit për në Jerusalem dhe ka të ngjarë që t’i kenë ndihmuar për të rindërtuar vendin. (Ezdra 2:43-58)
-