-
Jehovai është MbretProfecitë e Isaisë—Dritë për gjithë njerëzimin I
-
-
Dhe toka është ndotur nën banorët e saj, sepse kanë shpërfillur ligjet, kanë ndryshuar rregullin, kanë thyer besëlidhjen me kohëzgjatje të pacaktuar.
-
-
Jehovai është MbretProfecitë e Isaisë—Dritë për gjithë njerëzimin I
-
-
7. Në ç’mënyrë do të ishte një bekim për izraelitët besëlidhja e Ligjit?
7 Rreth 800 vjet para kohës së Isaisë, izraelitët bënë me Jehovain një besëlidhje dhe ranë dakord t’i përmbaheshin asaj. (Dalja 24:3-8) Kushtet e asaj besëlidhjeje të Ligjit përcaktonin që, nëse do t’i bindeshin urdhërimeve të Jehovait, do të kishin bekimin e tij të pasur, por nëse do ta dhunonin besëlidhjen, atëherë do ta humbnin bekimin e tij dhe armiqtë e tyre do t’i merrnin robër. (Dalja 19:5, 6; Ligji i përtërirë 28:1-68) Kjo besëlidhje e Ligjit, e dhënë nëpërmjet Moisiut, duhej të qëndronte në fuqi për një periudhë kohe të pakufizuar, të papërcaktuar. Ajo do t’i mbronte izraelitët deri në shfaqjen e Mesisë.—Galatasve 3:19, 24.
8. (a) Në ç’mënyrë i ka «shpërfillur ligjet» dhe e ka «ndryshuar rregullin» populli? (b) Në cilat mënyra «të mëdhenjtë» janë të parët që ‘thahen’?
8 Por populli e ka «thyer besëlidhjen me kohëzgjatje të pacaktuar». Ata i kanë shpërfillur ligjet e dhëna nga Perëndia, duke mos i marrë parasysh. Kanë «ndryshuar rregullin», duke ndjekur praktika ligjore të ndryshme nga ato që u dha Jehovai. (Dalja 22:25; Ezekieli 22:12)
-