-
Mbreti dhe princat e tijProfecitë e Isaisë—Dritë për gjithë njerëzimin I
-
-
17. Cilët individë janë sot si ‘bijat e shkujdesura’ për të cilat flet Isaia?
17 Profecia e Isaisë vazhdon: «Ngrihuni ju gra që jeni rehat, dëgjoni zërin tim! U vini veshin thënieve të mia ju bija të shkujdesura! Brenda një viti e disa ditësh ju të shkujdesura do të tronditeni, sepse vjelja e rrushit do të ketë përfunduar por asnjë fryt i vjelë nuk do të vijë.
-
-
Mbreti dhe princat e tijProfecitë e Isaisë—Dritë për gjithë njerëzimin I
-
-
Qëndrimi i këtyre grave mund të na sjellë ndër mend ata individë sot që pohojnë se i shërbejnë Perëndisë, por që nuk janë të zellshëm në shërbimin e tij. Këta persona ndodhen në fetë e ‘Babilonisë së Madhe, nënës së prostitutave’. (Zbulesa 17:5) Për shembull, anëtarët e feve të të ashtuquajturit krishterim i afrohen shumë përshkrimit që u bën Isaia këtyre ‘grave’. Ata janë «rehat», s’e prishin terezinë për gjykimin dhe tronditjen që do të vërshojë së shpejti mbi ta.
-