-
Jehovai derdh mbi kombet zemërimin e tijProfecitë e Isaisë—Dritë për gjithë njerëzimin I
-
-
14, 15. (a) Çfarë do t’i ndodhë si vendit të Edomit, ashtu edhe të ashtuquajturit krishterim? (b) Çfarë nënkuptojnë dhe çfarë nuk nënkuptojnë referimet për katranin që digjet dhe për tymin që zgjat deri në kohë të pacaktuar?
14 Prandaj, ndërsa shqyrtojmë atë që ka mbetur nga kjo pjesë e profecive të Isaisë, nuk mendojmë vetëm për Edomin e lashtë, por edhe për të ashtuquajturin krishterim: «Përrenjtë e tij duhet të kthehen në katran dhe pluhuri i tij në squfur, dhe vendi i tij duhet të bëhet si katran që digjet.
-
-
Jehovai derdh mbi kombet zemërimin e tijProfecitë e Isaisë—Dritë për gjithë njerëzimin I
-
-
Vendi i Edomit bëhet kaq i thatë, saqë duket sikur pluhuri është squfur dhe luginat e përrenjve janë të mbushura jo me ujë, por me katran. Më pas, këtyre substancave me aftësi të mëdha djegëse u vihet flaka.—Krahaso Zbulesën 17:16.
15 Disa e kanë konsideruar përmendjen e zjarrit, të katranit dhe të squfurit, si dëshmi të ekzistencës së një ferri të zjarrtë. Por Edomi nuk hidhet në ndonjë ferr të zjarrtë imagjinar për t’u djegur përgjithmonë. Përkundrazi, ai shkatërrohet, duke u zhdukur nga skena botërore si të ishte konsumuar krejtësisht me zjarr e squfur. Siç tregon në vazhdim profecia, rezultati përfundimtar nuk është mundimi i pafund, por ‘zbrazëtia . . . shkretimi . . . hiçi’. (Isaia 34:11, 12)
-