-
Jehovai derdh mbi kombet zemërimin e tijProfecitë e Isaisë—Dritë për gjithë njerëzimin I
-
-
16, 17. Çfarë do të bëhet Edomi dhe për sa kohë do të vazhdojë në këtë gjendje?
16 Profecia e Isaisë vazhdon, duke parathënë se popullsia njerëzore e Edomit do të zëvendësohet me kafshë të egra dhe kjo nënkupton një shkretim të ardhshëm: «Nga brezi në brez do të jetë i thatë, në jetë të jetëve askush nuk do të kalojë përmes tij. Dhe duhet ta marrin në zotërim pelikani dhe ferrëgjati, bufët veshgjatë e korbat do të banojnë në të dhe ai duhet të shtrijë mbi të litarin për matje të zbrazëtisë dhe gurët e shkretimit. Sa për fisnikët e tij, nuk ka asnjë që mund ta bëjnë mbret dhe princat e tij do të katandisen në hiç. Në kullat e tij të banimit duhet të rriten gjemba, hithra dhe barëra të këqija gjembore, dhe duhet të bëhet një vend banimi për çakejtë, oborri i strucave. Dhe frekuentuesit e rajoneve pa ujë duhet të takohen me kafshët që ulërijnë dhe, edhe demoni në formë dhie do të thërrasë shokun e tij. Po, atje dallëndyshja e natës me siguri do të gjejë prehje dhe do të gjejë për vete një vend pushimi. Atje gjarpri shigjetë ka bërë folenë e tij dhe shtron vezë.»—Isaia 34:10b-15.a
17 Po, Edomi do të bëhet një vend i zbrazët. Do të bëhet një vend i shkretë, vetëm me kafshë të egra, zogj dhe gjarpërinj.
-
-
Jehovai derdh mbi kombet zemërimin e tijProfecitë e Isaisë—Dritë për gjithë njerëzimin I
-
-
a Në kohën e Malakisë kjo profeci ishte përmbushur. (Malakia 1:3) Malakia raporton se edomitët shpresonin ta merrnin përsëri në zotërim vendin e tyre të shkretuar. (Malakia 1:4) Por ky nuk ishte vullneti i Jehovait dhe më vonë një popull tjetër, nabaetanët, morën në zotërim atë që kishte qenë vendi i Edomit.
-