-
Parajsa rivendosetProfecitë e Isaisë—Dritë për gjithë njerëzimin I
-
-
20. Cili Izrael i ri erdhi në ekzistencë në shekullin e parë të e.s.?
20 Në kohën e duhur sipas Jehovait, erdhi në ekzistencë një Izrael tjetër, ai frymor. (Galatasve 6:16) Themelin për lindjen e këtij Izraeli të ri e hodhi Jezui gjatë shërbimit të tij tokësor. Ai rivendosi adhurimin e pastër dhe me mësimet e tij, ujërat e së vërtetës filluan të vërshojnë edhe një herë. Ai i shëroi të sëmurët si në kuptimin frymor, ashtu edhe në atë fizik.
-
-
Parajsa rivendosetProfecitë e Isaisë—Dritë për gjithë njerëzimin I
-
-
Pra, është e dukshme se në shekullin e parë të e.s. pati një përmbushje të fjalëve të kapitullit 35 të Isaisë. Jezui dhe dishepujt e tij u kthyen shikimin të verbërve dhe dëgjimin të shurdhërve në kuptim të mirëfilltë. Ata i bënë ‘të çalët’ të ecnin dhe memecët të fitonin përsëri aftësinë për të folur. (Mateu 9:32; 11:5; Luka 10:9)
-
-
Parajsa rivendosetProfecitë e Isaisë—Dritë për gjithë njerëzimin I
-
-
23, 24. Në ç’mënyrë janë përmbushur fjalët e Isaisë për popullin e Perëndisë që nga viti 1919?
23 Por në vitin 1919, gjërat ndryshuan. Jehovai e çliroi popullin e tij nga robëria. Ata filluan t’i flakin mësimet e rreme që kishin ndotur më parë adhurimin e tyre. Si rezultat, përjetuan një shërim. Ata u gjendën në një parajsë frymore, e cila edhe sot e kësaj dite vazhdon të shtrihet në gjithë tokën. Në kuptimin frymor, të verbrit po mësojnë të shohin dhe të shurdhrit të dëgjojnë, duke u bërë plotësisht të vetëdijshëm për veprimin e frymës së shenjtë të Perëndisë dhe duke mbajtur vazhdimisht ndër mend nevojën për të qëndruar pranë Jehovait. (1 Selanikasve 5:6; 2 Timoteut 4:5) Duke mos qenë më memecë, të krishterët e vërtetë janë të paduruar për të lëshuar ‘britma’, duke u shpallur të vërtetat biblike të tjerëve. (Romakëve 1:15) Ata që ishin të dobët ose ‘të çalë’ frymësisht, tani shfaqin zell dhe gëzim. Në kuptimin figurativ, ata mund të ‘kërcejnë si një dre’.
-
-
Parajsa rivendosetProfecitë e Isaisë—Dritë për gjithë njerëzimin I
-
-
25. A do të ketë një përmbushje të kapitullit 35 të Isaisë në kuptimin fizik? Shpjegoni.
25 Ç’të themi për të ardhmen? A do të përmbushet ndonjëherë profecia e Isaisë në kuptim fizik? Po. Shërimet e mrekullueshme të kryera nga Jezui dhe nga apostujt e tij në shekullin e parë treguan dëshirën dhe aftësinë e Jehovait për t’i bërë këto shërime në një shkallë më të madhe në të ardhmen. Psalmet e frymëzuara flasin për një jetë të përhershme mbi tokë në kushte paqësore. (Psalmi 37:9, 11, 29) Jezui premtoi jetë në Parajsë. (Luka 23:43) Nga fillimi e deri në librin e fundit të saj, Bibla jep shpresë për një parajsë të vërtetë. Në atë kohë, të verbrit, të shurdhrit, të çalët dhe memecët do të shërohen fizikisht dhe përgjithmonë.
-