-
Ne kemi arsye të bërtasim me gëzimKulla e Rojës—1996 | 15 Shkurt
-
-
«Do të kenë gëzim dhe lumturi dhe dhembja e rënkimi do të ikin.»—ISAIA 35:10.
-
-
Ne kemi arsye të bërtasim me gëzimKulla e Rojës—1996 | 15 Shkurt
-
-
Por tani, le të vërejmë menjëherë fjalët domethënëse të Isaisë 35:10. Janë domethënëse, pasi kanë të bëjnë shumë me ne sot. Lexojmë: «Të shpëtuarit nga Zoti do të kthehen, do të vijnë në Sion me britma gëzimi dhe një hare e përjetshme [në kohë të pacaktuara, BR] do të kurorëzojë kokën e tyre; do të kenë gëzim dhe lumturi dhe dhembja e rënkimi do të ikin.»
4. Cili lloj gëzimi është përmendur në Isainë 35:10 dhe përse duhet t’i kushtojmë vëmendje?
4 Gëzim «në kohë të pacaktuara». Fraza «në kohë të pacaktuara» është një përkthim i saktë i asaj që Isaia shkroi në hebraisht. Por, siç zbulohet edhe nga shkrime të tjera, kuptimi i këtij vargu është «përgjithmonë». (Psalmet 45:6; 90:2; Isaia 40:28) Pra, gëzimi do të jetë pa fund, në kushte që do të lejojnë, po, që do të justifikojnë, gëzim të përhershëm. A nuk tingëllon diçka e kënaqshme? Megjithatë, ndoshta ky varg të lë përshtypjen e një komenti mbi një gjendje abstrakte, duke të bërë të mendosh: «Në të vërtetë, kjo nuk më përket mua, aq sa më përkasin problemet dhe shqetësimet e mia të përditshme.» Por faktet provojnë të kundërtën. Premtimi profetik në Isainë 35:10, ka një domethënie për ty sot. Për të zbuluar në ç’mënyrë, le të shqyrtojmë këtë kapitull të shkëlqyeshëm, Isainë 35, duke vërejtur secilën pjesë në kontekst. Ji i sigurt se ajo që do të zbulojmë do të të pëlqejë.
-